Perez ka gati rinovimin e Realit, nis projekti…

Sipas Fichajes.net, presidenti i Real Madrid, kërkon të afrojë yje në skudrën e vitit 2023

Real Madridi po ndjek disa lojtarë të rinj premtues në futbollin botëror, duke vënë në pah Xhud Bellingam, nënshkrimin e të cilit planifikon për vitin 2023 dhe për të cilin do të duhet të luftojë me Liverpulin.

Në këtë mënyrë, Florentino Perez presidenti i galaktikëve dëshiron të ndjekë një filozofi të qartë në merkato duke menduar në planin afatgjatë. Megjithatë, realiteti është se skuadra e bardhë mund të gjejë një problem kryesor në variantin afat të shkurtër.

Karim Benzema është mjeshtri i sulmit të Real Madridit, por francezi nuk do të jetë gjithmonë aty dhe krerët e Real Madridit kërkojnë një rrugëdalje për Marianon, i cili është i vetmi qendërsulmues përveç fituesit të fundit të Topit të Artë.

Kjo është arsyeja pse Real Madridi, i vetëdijshëm për këto rrethana, heton tregun e transferimeve në kërkim të një sulmuesi jo vetëm të talentuar, por që mund të jetë një lojtar për të ardhmen për klubin mereng.

Në fakt, ai që ëndërrohet, mbetet Haland por në pamundësi për ta synuar shpejt në këtë rast, skuadra e Perez ka nevojë për një objektiv afatshkurtër, dhe madrilenët duan që ky nënshkrim të jetë pjesë e planit për vitin 2023.

Sipas informacioneve të ndryshme të mbledhura gjatë javëve, Real Madridi është i interesuar për të dy futbollistë; Rafael Leao si dhe Kodi Gakpo. Si portugezi ashtu edhe holandezi mund të luajnë në mes të sulmit, përveçse të zënë të dy krahët, ndaj janë dy opsione ideale si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë, diçka që bind klubin mbretëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!