Marini për mediat italiane: Krenar për 4 lojtarët, stadiumi do të jetë plot

Menaxheri i Partizanit flet për ‘Tuttomercatoweb’.

Elton Marini, menaxher i Partizanit të Tiranës dhe njohës i mirë i futbollit italian ka folur gjatë për median italiane. “Do të jetë një ndeshje shumë e përzemërt për shkak të afërsisë jo vetëm gjeografike mes dy vendeve. Ka një ndërthurje të mirë me Serinë A tuaj, si për nga vizioni këtu, por edhe për shumë lojtarë tanë që luajnë në Serinë A. “.

Çfarë solli Rejanë Shqipëri?
“Gjatë këtyre viteve Reja ka sjellë përvojën e tij të gjatë në futboll dhe ka shtyrë përpara projektin për rinovimin e ekipit. Në përgjithësi ka sjellë rezultate të mira edhe nëse kërkesat janë gjithmonë të larta”.

Ju keni katër lojtarë në ekipin kombëtar, çfarë do të thotë kjo?
“Fakti që Reja sjell katër lojtarë tanë në kombëtare është një krenari për Partizanin si klub sepse dëshmon punën e mirë që kemi bërë këtë sezon. Është një punë e drejtuar nga një trajner italian, Xhovani Kolela. Dy sulmuesit tanë , veçanërisht Xhuliano Skuka, i cili ka një pasaportë franceze, mund të jetë një opsion për shumë klube italiane.

Mbrojtësi qendror Eneo Bitri, kapiteni ynë, mbrojtësi i krahut Andi Hadroj dhe sulmuesi Tedi Cara, gjithashtu e merituan plotësisht këtë thirrje. Bitri ka eksperiencë ndërkombëtare sepse luajti jashtë vendit, Skuka u stërvit në Francë në ekipin e të rinjve, Hadroi dhe Cara janë prodhim vendas”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!