Krymi kampion në Bjellorusi

  • Ardit Krymi, mesfushori shkodran dhe Valon Ahmedi nga Ohri, shpallen kampion në Bjellorusi me Shahtjor Soligorsk.

Me fitoren e sotme 4-1 ndaj Belshina Bobruisk ekipi i Shahtjor Soligorsk ka siguruar matematikisht titullin kampion i vendit.

Në gjirin e skuadrës belloruse aktivizohen shqiptarët Krymi dhe Ahmedi të cilët sot përpos kurorëzimit me titullin kampion u aktivizuan duke ndarë me njëri tjetrin kohën prej 90′.

Shkodrani i cili priste një ftesë nga Reja për ndeshjet miqësore e nisi nga fillimi por në të 69′ ai la vendin futbollistit nga Maqedonia e Veriut i cili realizoi dhe golin e 4 të skuadrës më të re kampione./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!