Thyhen Siti e Çelsi, në ‘A’ Napoli merr arratinë

E shtuna e ndeshjeve europiane solli rezultate surprizë dhe shumë gola. Kampionët në fuqi të Mançseter Sitit në Premier, në mënyrë surprizë, u mposhtën minimalisht nga Brentford ndërsa Liverpul nuk e diskutoi fitoren ndaj Sauthemptonit.

Sakaq, me Brojën si titullar Çelsi nuk ia doli as ndaj Njukastëll. Blutë e Londrës u mposhtën minimalisht 1-0 duke shtuar një tjetër rezultat negativ në koleksionin e tyre.Poter, trajneri blu lëkundet në pankinë…

Serie A, Napoli nuk di të ndalet. Kryesuesit nuk njohin humbje teksa këtë radhë mposhtën 3-2 Udinezen edhe pse me pak drithërima në fund, ndërsa Leçe fitoi pastër ndaj Sampdorias.

Bundesliga nisi xhiron e 15-të me 6 sfida, mes tyre edhe Shalke – Bajern Mynih. Kampionët në fuqi morën 3 pikë falë fitores 0-2, ndërsa Lajpcig ngjitet në vend të dytë pas triumfit ndaj Verder Bremen.

Rezultatet:

Premier League:
Mançester Siti – Brentford 1-2
Burnemuth – Everton 3-0
Liverpul – Sauthempton 3-1
Notingham Forest – Kristal Palasë 1-0
Totenhem – Lids 4-3
Uest Hem – Leiçester 0-2
Njukastëll – Çelsi 1-0
Uolves – Arsenal 0-2

Serie A:
Napoli – Udineze 3-2
Sampdoria – Leçe 0-2
Bolonja – Sasuolo 3-0

Bundesliga:
Augsburg – Bokum 0-1
Bajer Leverkusen – Shtutgart 2-0
Herta Berlin – Këln 2-0
Hofenhaim – Volfsburg 1-2
Verder Bremen – Lajpcig 1-2
Shalke – Bajern Mynih 0-2

Ligue 1:
Lens – Klermont 2-1
Rënes – Tuluzë 2-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!