Kampionatet elitare, Atalanta-Inter dhe…

Sara Gjidiaj

Ndeshja e 500-të e trajnerit të Atalantës Gasperini, sot dueli me Inter.


Vijon gara në kampionatet elitare të Europës dhe kjo e dielë do të jetë dita e fundit e ndeshjeve para se Botërori të marrë vëmendjen fundjavën e ardhshme.

Premier League ofron sot 2 sfida, atë mes Brajton dhe Aston Vilës në 15:00 dhe Fullham – Mançester Junajtid në 17:30.

Akoma më interesante priten të jenë ndeshjet e Serie A e cila mbyll për këtë vit për t’u rikthyer në janar 2023.

Hap “beteja” Atalanta – Inter në 12:30, për të vijuar me Roma – Torino, Milan – Fiorentina dhe Juventus – Lacio që shoqëron në mbrëmje. Të gjitha skuadrat me një qëllim: t’i afrohen sa më shumë Napolit (kampion dimri) që po vrapon vrullshëm drejt fitimit të titullit edhe pse është ende herët për të folur.

Për këtë vit i jep fund kampionatit edhe Bundesliga. 2022-in në Gjermani e mbyllin Mainz – Frankfurt dhe Frajburg – Union Berlin, ku kjo e fundit bëhet edhe më interesante nisur nga pozicionimi i skuadrave në klasifikim.

Në Francë, përveç PSG-së ndaj Okserit spikat sfida e mbrëmjes, Monako – Marsejë. Ligue 1 përfundon sot xhiron e 15-të dhe rikthehet menjëherë pas përfundimit të Katar 2022.

Kalendari:

Premier League:
Brajton – Aston Vila 15:00
Fullham – Mançester Junajtid 17:30

Serie A:
Atalanta – Inter 12:30
Monza – Salernitana 15:00
Roma – Torino 15:00
Verona – Specia 15:00
Milan – Fiorentina 18:00
Juventus – Lacio 20:45

Bundesliga:
Mainz – Eintraht Frankfurt 15:30
Frajburg – Union Berlin 17:30

Ligue 1:
PSG – Okser 13:00
Brest – Trojes 15:00
Lilë – Anxhers 15:00
Montpelje – Reims 15:00
Nantë – Azhaksio 15:00
Starsburg – Lorient 17:05
Monako – Marsejë 20:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!