Luhet ende në Europë…

Përgatiti: Sara Gjidiaj
Fundjava e fundit para ndërprerjes së kampionateve kryesore në Europë për t’i lënë vend Botërorit, është e mbushur me supersfida. Mungon vetëm La Liga.
Nis Premier League me Mançester Siti – Brentford në 13:30. E rëndësishme për Liverpul përballja ndaj Sauthempton, teksa dhe Çelsi i Brojës do duhet të ringrihet përballë Njukastëll. Sakaq, Arsenal do të kërkojë të ruajë serinë e fitoreve në provën ndaj Uolves.
Garë edhe në Itali me Napolin kryesues për të thelluar diferencën ndaj Udinezes. Sampdoria – Leçe dhe Bolonja – Sasuolo janë dy sfidat e tjera në program.
Në Gjermani zbresin në fushë kampionët në fuqi përballë Shalkes, ndërsa Ligue 1 vjen me 2 ndeshje për llogari të javës së 14-të.
Kalendari:
Premier League:
Mançester Siti – Brentford 13:30
Burnemuth – Everton 16:00
Liverpul – Sauthempton 16:00
Notingham Forest – Kristal Palasë 16:00
Totenhem – Lids 16:00
Uest Hem – Leiçester 16:00
Njukastëll – Çelsi 18:30
Uolves – Arsenal 20:45
Serie A:
Napoli – Udineze 15:00
Sampdoria – Leçe 18:00
Bolonja – Sasuolo 20:45
Bundesliga:
Augsburg – Bokum 15:30
Bajer Leverkusen – Shtutgart 15:30
Herta Berlin – Këln 15:30
Hofenhaim – Volfsburg 15:30
Verder Bremen – Lajpcig 15:30
Shalke – Bajern Mynih 18:30
Ligue 1:
Lens – Klermont 17:00
Rënes – Tuluzë 21:00