Juve pa ndalesë, Real thyen Kadizin, Junajtid spektakël në Kupë

sportiim2

Me triumfin e Juventusit dhe Lacios është mbyllur java e 14-të e Serie A. Bardhezinjtë kaluan me rezultatin minimal 0-1 Veronën falë golit të Kin në minutën e 60-të.

Sakaq, Lacio ngjiten në vend të dytë me pikë të barabarta me Milanin pas fitores ndaj Monzës. Ishte 17- vjeçari Romero që udhëhoqi ekipin lacial drejt fitores me golin e minutës së 69′-të. Elseid Hysaj luajti në 90′.

La Liga luajti sot 3 sfida e fundi para ndërprerjes së kampionatit si shkak i Botërorit që do të startojë më 20 nëntor.

Real Madrid mori 3 pikë përballë Kadiz. Madrilenët fituan 2-1 në “Santiago Bernabeu” duke iu afruar Barcelonës së vendit të parë me dy pikë.

Për Rajo Vajekanon (Balliu në fushë 90′) dhe Celta Vigon vetëm 1 barazim, teksa Valencia mundi 3-0 Real Betisin.

Ndërkaq, në Angli u luajt për Kupën e Ligës mes Mançester Junajtid dhe Aston Vilës. Ishin “Djajtë e Kuq” ata që siguruan kualifikimin për më tej duke u hakmarrë në njëfarë mënyre edhe për atë humbje në kampionat.

Rezultatet:

Serie A: Verona – Juventus 0-1 Lacio – Monza 1-0

La Liga: Rajo Vajekano – Celta Vigo 0-0 Valencia – Real Betis 3-0 Real Madrid – Kadiz 2-1

Kupa e Anglisë: Mançester Junajtid – Aston Vila 4-2/Sara Gjidiaj/

?>