Pike dhe një ndeshje me Barçën, Ksavi e liston ndaj Osasunës

Pas pak (21:00) në Madrid, derbi i vogël Rajo Vajekano- Real Madrid. Aty ku në fushë pritet të jetë edhe mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu. Vendasit për të befasuar ndërsa Real për tu rikthyer në krye të tabelës.

Ndërkaq Zherard Pike, ai që lujti ndeshjen e fundit në ‘Camp Nou’ dy ditë më parë me Barcelonën (2-0 ndaj Almeria), do të ketë shansin ta mbyllë për ‘fare’ nesër në Pamplona me Osasunën.

Trajneri Ksavi Hernandez e ka listuar Pikenë në grupin e Barcelonës për takimin e fundit para se La Liga të ndalë për shkak të Botërorit ‘Katar 2022’.

Lista e Barcelonës për transfertën me Osasunën./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!