Historike, Laçi i 174-ti në Europë

Club Coefficients:

Nga vendi i 207, kurbinasit janë rritur ndjeshëm duke u renditur të 174-ët në Europë.

Nuk ka ‘lidhje’ me gjëndjen aktuale ë skuadrave elitare të Shqipërisë por UEFA në përditësimin e fundit duket se ka ripozicionuar mjaft mirë kurbinasit e Laçit të cilët aktualisht renditën si skuadra e 174-ët në Ranglistën e futbollit në Europë.

Ndonëse klubet e Superiores nuk janë në aktivitet kontinental, të dhënat e institucionit të UEFA-s (kriteret e saj) tregojnë se vendosja e tyre, hiq Laçin mbetet mjaft e dobët.

Partizani vjen i dyti nga Shqipëria me vendin e 254. E treta Teuta me koeficentin si klub që mban vendin e 280. Kukësi i 282-ti ndërsa kampionët e Tiranës në pozicionin e 298. Vllaznia e 338-ta.

Ndërkohë vendi i parë i takon Sitit. Pasojnë Bajern dhe Liverpul. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!