Muriqi tërheq Majorkën drejt historisë…

Vedat Muriqi vijon të shkëlqejë në La Liga me Majorkën. Sulmuesi Dardan nga Prizreni po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një futbollist përcaktues për ekipin e tij i cili sot fitoi në transfertë me Vijarealin 0-2.
Goli i parë shënuar nga Muriqi por dhe asisti i tij te goli i dytë, e veshin sulmuesin 28 vjeçar me spaletat e heroit. Ai ka shënuar 7 gola në 13 javë duke ndihmuar Majorkën të kapë vendin e 11-të në një kampionat me 20 skuadra.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Majorkës në transfertë ndërsa tri ditë më vonë (9 nëntor) do të ketë një sfidë ‘titanike’ në shtëpi me Atletiko Madrid. /Sportiim.al/