Banjaja kampion bote në MotoGP

Aleks Rins fiton garën e fundit për Çmimin e Madh të Valencias. Kuartararo i katërti.
Francesko Banjaja është kampioni i ri botës në MotoGP. Në garën e fundit të Botërorit 2022 italiani i Ducati-it nisur nga vendi i tetë, mbylli i dhjeti por mjaftueshëm për të lënë prapa me pikë rivalin Fabio Kuartararo që u rendit i katërti.
Pas triumfit italiani tha:
“Ishte gara më e vështirë e jetës dhe e karrierës sime. Doja të përfundoja në top pesëshe, por vuajta shumë dhe motorri ishte i pamundur të kontrollohej. E rëndësishme është që unë jam kampion, është një ditë e pabesueshme. Jam shumë i lumtur”, tha kampioni i ri.
Ndërkaq në Valencia në garën e fundit të Botërorit, Suzuki i Aleks Rins dominon dhe fiton garën e fundit të sezonit pas një fillimi spektakolar që e vendosi atë në epërsi deri në fund.
Falë edhe fitores së Suzuki-t të Rins, Peko Banjaja është kampion bote. Ai kthen titullin Ducatit që pas fitores së Stoner në 2007. Një vit pas tërheqjes së Valentino Rosit, Italia mund të thotë me siguri se ka gjetur një tjetër kampion të madh./Sportiim.al/
Mbërritja në Valencia:
Rënditja përfundiimtare e botërorit 2022 për pilotët në MotoGP: