Titulli botëror, Kuartarao 4 vende para Banjajës
Pole position për Horge Martin në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Valencias. Spanjolli konfirmon veten si më i shpejti nga të gjithë në xhiron e shpejtësisë me një garim spektakolar e perfekt.
Kompletimin e podiumit e realizojnë Mark Markez dhe Xhek Miler të cilët pritet të jenë sfiduesit e spanjollit.
Kualifikim i mirë për francezin Fabio Kuartararo. Kampioni në fuqi në këtë garë individuale me Francesko Banjajën e mban larg me katër vende. Favoriti i madh për titullin kampion në botërorin e vitit 2022 niset i teti.
Janë 23 pikë që duhen rekuperuar nga francezi i Yamaha-s. Ndaj gara e nesërme pritet të ofrojë emocione të mëdha. Ajo do të startojë në orën 14:00.
Radha e nisjes: