Shkëlqeu, Spaleti trajneri i muajit në Seria A

Trajneri i Napolit Luçiano Spaleti është shpallur trajneri i muajit nga Lega Serie A. Ky është njoftimi i plotë për shtyp.

Dorëzimi i trofeut te Luciano Spaletit do të bëhet në para-ndeshjen Napoli-Empoli, të planifikuar për të martën më 8 nëntor 2022 në orën 18:30 në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit.

Çmimi u akordua nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët individualë në bazë të kritereve teknike sportive dhe të cilësisë së lojës të shprehura nga ekipet e tyre, si dhe sjelljes fair-play të zhvilluar gjatë garave.

Për llogaritjen përfundimtare, u morën parasysh ditët e ndeshjeve nga data 8 deri në datën 12 të Serie A TIM 2022/2023.

“Pesë sukseset në po aq ndeshje në tetor, konfirmojnë ecurinë e jashtëzakonshëme të Napolit të Lu-iano Spaletit – deklaroi CEO i Lega Serie A, Luixhi De Siervo –. Trajneri toskan mundi ta ngrinte edhe më shumë shifrën duke ndërthurur lojën spektakolare të Axurrëve me menaxhimin perfekt të burimeve në dispozicion, duke formuar një grup ku çdo element arrin të jetë protagonist. Dëshmi për këtë janë 15 golat me 8 golashënues të ndryshëm të shënuar nga Napoli vetëm në muajin tetor, të cilët konsolidojnë pozicionin në krye të renditjes në Serie A TIM të skuadrës së Spalettit”./Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!