Mbyllet faza e grupeve, Conference përcakton…

sportiim2

Conference League ka mbyllur sot fazën e grupeve. Ndeshjet e sotme kanë përcaktuar plotësisht grupin e skuadrave që vijojnë rrugëtimin në raundin e 1/16 të këtij kompeticioni.

Në Grupin A Fiorentina dhe Istanbul Bashaksehir kanë siguruar kualifikimin ndërsa nuk ia kanë dalë Riga dhe Hearts.

Në raundin tjetër do të shohim dhe anglezët e Uest Hem dhe belgët e Anderleht, pa harruar dhe Vijareal që e mbylli në krye të Grupit C.

Sakaq, Ballkani e përfundoi me humbje aventurën historike në grupet e Conference League. Skuadra e Ilir Dajës u mposht minimalisht në Rumani nga Kluzh duke u renditur e fundit në Grupin G me 4 pikë.

Rezultatet:

Grupi A: Istanbul Bashaksehir – Hearts 3-1 Riga FS – Fiorentina 0-3

Grupi B: FCSB (Steaua) – Uest Hem 0-3 Silkeborg – Anderleht 0-2

Grupi C: Hapoel Ber Sheva – Austria Vienë 4-0 Leh Poznan – Vijareal 3-0

Grupi D: Këln – Nicë 2-2 Partizan Beograd – Slovaçko 1-1

Grupi E: Apolon Limasol – Vaduz 1-0 AZ Alkmar – Dnipro 2-1

Grupi F: Djurgarden – Shamrok Rovers 1-0 Gent – Molde 4-0

Grupi G: Kluzh – Ballkani 1-0 Sllavia Pragë – Sivaspor 1-1

Grupi H:Punik – Basel 1-2Zhalgiris Vilna – Slovan Bratislava 1-2 /Sara Gjidiaj/

?>