Lamtumira/ Pike mbyll me Barçën, nesër në “Camp Nou”…

Java e trembëdhjetë e ligës spanjolle (La Liga Santander), nis sot me takimin Xhirona- Athletik Bilbao. Të dielën do të jetë derbi i shumëpritur i Seviljes, ndërsa lideri Real do të përfshihet në shtyrjen e së hënës.

Ndërkaq, Barcelona do të jetë në fushë nesër, me Zherard Pike që i jep lamtumirën ‘Camp Nou’-t pasi njoftoi dje tërheqjen e tij.

Pike duke njoftuar:

“Ju, tifozë të Barcelonës, më keni dhënë gjithçka dhe tani që ëndrrat e atij fëmije janë realizuar, dua t’ju them se është koha për ta mbyllur këtë cikël.

Unë gjithmonë e kam thënë se pas Barçës nuk do të ketë asnjë ekip tjetër dhe kështu do të jetë. Kjo e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou”./Klevis Bejkolli-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!