Këlni fiton të prapambeturën, Roma kërkon ulje dënimi në UEFA…

Këlni fitoi sot 0-1 ndeshjen e prapambetur të Conference League ndaj Slovaçkos në Republikën Çeke. Moti i keq shtyu takimin e Grupit D ndërsa pas dy penalltive të fituara, gjermanët arritën të shënonin në të 82′-ën. Kjo ka bërë që llogaritë për dy biletat e para të zgjidhet javën e fundit. Për të kaluar, Këln duhet të fitojë në shtëpi ndaj Nicës.

Ndërkaq, Roma njofton se ka kërkuar reduktimin e dënimit në UEFA për Zaniolon.

Klubi romak apeloi sot skualifikimin prej tre javëve të Nicolo Zaniolo-s për goditjen me top të lojtarit të Betis Seviljes në ndeshjen e Olimpico-s, e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit C të Europa League.

Murinjo e do futbollistin për ndeshjen vendimtare të së enjtes kundër Ludogorets (i duhen fitorja). Roma është e vetëdijshme se UEFA nuk fal ndaj këtyre situatave, por e konsideron të tepruar dënimin e dhënë ndaj lojtarit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!