Haland/ Klauzola lejon Realin të shkojë te bombëri norvegjez

- Sipas ‘AS’, norvegjezi ka një klauzolë lirimi prej 180 milionë euro, por kjo do të jetë aktive nga viti 2024. Megjithatë, nuk do të jetë për të gjithë…
Erling Braut Haland i mbërritur këtë verë në Mançester Siti së shpejti mund të largohet nga Citizens.
I ndjekur nga Real Madridi me synimin për ta patur për epokën pas Karim Benzema, sulmuesi norvegjez mund të bashkohet me Merengues pas vitit 2024. Një klauzolë lirimi është futur në kontratën e Haland. Kjo do të aktivizohet pas dy vitesh dhe detajet janë bërë publike.
I mbërritur në ekipin e Guardiolës nga Borusia Dortmund gjatë merkatos së fundit të transferimeve, Erling Haland bëri një start të shkëlqyer me 22 gola të shënuar në vetëm 16 ndeshje.
Por që tani po flitet për një largim të mundëshëm të 22 vjeçarit nordik. Sulmuesi po ndiqet nga Real Madrid, për më tepër që zbulimet e reja kanë nxjerrë të dhëna ekstra me kontratën e tij./Sportiim.al/