Liga e Kampionëve, italianet luajnë me …matematikën

Do luhen sot 8 ndeshje për Ligën e Kampionëve. Për xhiron e 5-të të impenjuara skuadra të tilla si Çelsi, Real, Siti, PSG, Juve etj. Formula e thjeshtë, dy skuadrat e para dalin nga grupet me Juve dhe Milan thuajse jashtë një bilete për raundin pasardhës.
Nis në orën 18:45, Çelsi ndaj Salzburgut në Austri. Po në 18:45 Sevilja-Kopenhagen.
Në orën 21:00, 6-të përballjet e tjera; Dinamo Zagreb-Milan, Benfika-Juventus, Sëlltik-Shahtjor Donjetsk, Dortmund-Mançester Siti, Lajpcig- Real Madrid dhe PSG-Makabi Haifa.
