Femra/ S’ka surprizë, Vllaznia humb me Real Madrid

Champions League, Grupi A:
Vllaznia – Real Madrid 0-2 (Gonzalez 54′, Karmona 76′ Pen)

Aventura historike e Vllaznisë në Champions League nis me humbje përballë Realit të Madridit. Shkodranet e shortuara në grupin e “ferrit” së bashku me Çelsin dhe PSG-në, u mposhtën 0-2 nga spanjollet.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me dominimin total të skuadrës madrilene. Spanjollet rrezikuan gjatë gjithë kohës portën e Vllaznisë, por shkodranet ishin perfekte në mbrojtje duke mos lejuar asnjë top të përfundonte në rrjetën e Uilliams, portieres që në disa raste ishte dhe vendimtare.

Në aktin e dytë të sfidës vajzat kuqeblu u dorëzuan. Real Madrid mori avantazhin në minutën e 54′-të me Gonzalez dhe dyfishoi me anë të penalltisë të kthyer në gol nga Karmona në minutën e 76′-të.

Skuadra e drejtuar nga Nikolin Leka e kishte të vështirë të krijonte në sulm përballë një kundërshtari superior në çdo aspekt si Real Madrid por kuqeblutë dhanë maksimumin në “Loro Boriçi” duke treguar se nuk janë rastësisht në këtë fazë.

Përballja e radhës për Vllazninë do të jetë ndaj Çelsit në program për t’u luajtur më 26 tetor me start në 21:00./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!