Dinamo për shkëputjen Flamurtari për …kreun

Dinamo- Flamurtari do të mbyllë sot javën e 7-të në Kategori të Parë. Dy emrat e mëdhenj të futbollit elitar në të shkuarën, ndeshen mes tyre në “Selman Stërmasi” me start orën 14:00 në një duel mjaft të rëndësishem për ecurinë e klubëve respektivë.

18 herë kampionët e vendit janë në krye pas 6 javëve me 14 pikë ndërsa vlonjatët në vend të 5-të me 11 pikë. Në këtë përballje blutë e Nevil Dedes vijnë me disa mungesa mes të cilëve Imami dhe Lilaj ndërsa te Flamurtai mungesë kryesore Andi Ribaj.

Trofetë: Ata të bluve janë: 18 tituj kampionë, 13 Kupa të Shqipërisë dhe 2 Superkupa ndërsa Flamurtari 1 titull, 4 Kupa dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.

Skuadrat pritet të rreshtohen :

Dinamo: Simoni; Feta, Dikson, Mija, Ilir Allmuça; Diogo, Ymeraj, Daja, Redon Danaj; Taulant Marku, Denison: Tr: N. Dede.

Flamurtari: Moçka; Qarri, Disha, Bicaj, Ramadani; Liçaj,Juri, Olivera, Flores; Fernando, Xhonatan. Tr: M. Troisi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!