Ndalet Skënderbeu, Besëlidhja pikë e vyer

Korçarët befasohen në fund nga lezhjanët (1-1), java e shtatë në Kategori të Parë mbyllet nesër me Dinamo- Flamurtari.

Ndeshja e vetme e ditës së sotme në Kategori të Parë luajtur në Korçë ndërmjet Skënderbeut dhe Besëlidhjes u mbyll në shifrat e barabartë 1-1.

Filimisht vendasit e teknikut Migen Memelli shënuan me Bejladi Pusin ndërsa luhej e 12′-ta e pjesës së parë. Megjithëse bardhekuqtë ishin më prezent në fushë, lezhjanët arritën të barazonin 15 minuta nga fundi me Nunesh.

Kështu, Skënderbeu humb një mundësi të mirë për tu afruar me Dinamon e vendit të parë ndërsa Besëlidhja pas dorëheqjes së Alban Brukës, me Hasan Hoxhën sot në timon, bëjnë pikë duke u bashkuar me Apoloninë, Burrelin dhe Lushnjën në kuotën e 8 pikëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!