Banjaja një hap larg titullit Botëror

  • Peko Banjaja me Dukati, fiton Çmimin e Madh në Malajzi, dy pikë larg titullit Botëror për pilotin 25 vjeçar nga Torino.

Në pisten e Sepang në Malajzi për Çmimin e Madh në MotoGP pretendentët pët titull kampion bote për vitin 2022 ia dolën të mbajnë hapur llogaritë për trofeun e kampionit.

Ndonëse fituesi i Sepang, Françesko Banjaja fitoi këtë garë pas rrëzimit të Horge Martin i cili u nis nga ‘pole’, vendi i tretë i francezit të Yamaha, Fabio Kuartararao shtyn trofeun e madh në garën e Spanjës. E fundit për këtë sezon me italianin e Dukatit që kryeson me 23 pikë mbi vendin e dytë.

Ndërkaq pas Banjajas, vendi i dytë për Bastianinin, Bezeki i katërti pas Kuartararos. Më pas vijnë dy spanjollët Aleks Rins dhe Mark Markez. Gara e fundit në Valencia me 6 nëntor 2022.

Banjaja:

“Realizonva nisjen më të mirë të gjithë karrierës. Ishte e vështirë të ndiqja Martin. Bëmë një punë kolosale, fitorja ime e 7, jam shumë i lumtur”.

Kuartararo

“Dhashë maksimumin, jam krenar me vetën, nuk mund të bëja më shumë. Në garën e fundit do bëjmë më tepër por mundësitë janë të vogla”, tha Kuartararao i cili sheh ti ikë titulli botëror nga duart./Sportiim.al/

Mbërritja në Sepang:

Immagine

Klasifikimi një garë nga epilogu:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!