Europa ndizet nga rivaliteti, Ronaldo i përjashtuar nga Ten Hag

sportiim2

Europa ndizet nga rivaliteti, Ronaldo i përjashtuar nga Ten Hag Bollëk ndeshjesh këtë të shtunë në kampionatet kryesore të Europës. Gara sa vjen e bëhet më e fortë e ndeshjet akoma më interesante. Me mjaft pritshmëri duelet Çelsi- Junajtid, Real Madrid -Sevilja ndërsa Milan-Monza me të veçantën e madhe ku dyshja Berluskoni- Galiani tashmë në krye të klubit të Monzës do të përballen me lavdinë e tyre të së shkuarës, Milan.

Nga: Sara Gjidiaj

Ngre siparin në Angli Liverpul që do të ketë përballë vendin e fundit në tabelë, Notingham Forest ndaj të cilit fitorja është detyrim për skuadrën e Klop. E fortë parashikohet edhe përballja mes Sitit dhe Brajton teksa vëmendja përqendrohet te “beteja” Çelsi – Mançester Junajtid në 18:30. Aty ku përveç dualitetit në fushë, pritet të shihet dhe situata e ‘Djajëve’ pas masave të klubit mik ndaj Ronaldos

La Liga hap javën e 11-të me katër sfida ku spikat ajo e mbrëmjes, Real Madrid – Sevilja edhe pse Sevilja nuk po kalon momentin e saj më të mirë dhe e sheh vetën në gjysmën e dytë të klasifikimit.

Vijon xhiroja e 11-të edhe në Serie A. 3 përballje në program me Salernitana – Specia që nis në 15:00, ndjek Milan – Monza në 18:00 dhe mbyll Fiorentina – Inter në mbrëmje.

Sakaq, Bundesliga vjen me përballje direkte. Dallojnë Hofenhaim – Bajern Mynih dhe Borusi Gladbah – Eintraht Frankfurt.

Kalendari:

Premier League: Notingham – Liverpul 13:30 Everton – Kristal Palasë 16:00 Mançester Siti – Brajton 16:00 Çelsi – Mançester Junajtid 18:30

La Liga: Rajo Vajekano – Kadiz 14:00 Real Vajadolid – Real Sociedad 16:15 Valencia – Majorka 18:30 Real Madrid – Sevilja 21:00

Serie A: Salernitana – Specia 15:00 Milan – Monza 18:00 Fiorentina – Inter 20:45

Bundesliga: Augsburg – Lajpcig 15:30 Bajer Leverkusen – Volfsburg 15:30 Borusia Dortmund – Shtutgart 15:30 Frajburg – Verder Bremen 15:30 Hofenhaim – Bajern Mynih 15:30 Borusia Gladbah – Eintraht Frankfurt 18:30

Ligue 1: Montpelje – Lion 17:00 Marsejë – Lens 21:00

?>