Dëmtimi/ Kuartararo garon në Malajzi me gisht të thyer

Dy gara nga epilogu i Botërorit në MotoGP kryeson Banjaja me 233 ndjek Kuartararao me 2019

Kampionati nuk ka përfunduar ende, por gara e nesërme në Sepang mund të sjellë kampionin e ardhshëm të botës me Banjaia (rrëzuar sot në prova), Kuartararo dhe Espargaro që ende luftojnë për titull.

Nuk ka paqe për Fabio Kuartararon: Piloti nga Nica me Yamaha-n e tij pas humbjes së kreut të kampionatit Botëror në MotoGP në Australi, këtë fundjavë në garën e Malajzisë gjëndët fizikisht jo në mënyrën më të mirë.

Duke kaluar në fazat kualifikuese të Çmimit të madh i cili zhvillohet të dielën në 09:00 në Sepang, shkaktoi thyerjen e gishtit të dorës së majtë. Për “Diablo”-n shumë dhimbje në kualifikikuese por pas kontrolleve të mjekëve u lejua garimi.

Ishte MotoGP, përmes një postimi në kanalet e saj zyrtare, e cila nënvizoi se dëmtimi i raportuar nga Kuartararo është një “kontuzion traumatik në gishtin e tretë të dorës së majtë. “Një frakturë frakturë e vogël e bezdisshme, por jo e mjaftueshme për të nxjerrë francezin nga gara në Malajzi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq nisja edhe këtë radhë do të jetë mjaft e vështirë për pretendentët për titull.

I pari niset Horge Martin më pas Bastianini, Mark Markez për të vijuar me radhën e dytë ku shënohen Bezeki, Rins dhe Luka Marini. Vendi i 9-të për Banjaja dhe i 12-ti për Kuartararo./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!