Inter fiton në ‘scadere’, bie Liverpul, Real qëndron mbi “re”

Kampionatet elitare në Europë dhuruan spektakël, surpriza dhe emocione.

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Surpriza e parë erdhi nga Anglia ku Liverpul u mund minimalisht nga Notinghem Forest duke bërë një tjetër hap fals, ndërsa Siti nuk gaboi përballë Brajton.

Sfida më interesante e Premier League, Çelsi – Mançester Junajtid, u mbyll në një barazim dramatik. Ishte Broja që sapo hyri në fushën e lojës fitoi një 11-metërsh dhe më pas Zhorzhinjo e ktheu në gol, por në minutën e 94′-të Kasemiro riktheu në fuqi barazimin. Vlerësimi për sulmuesin shqiptar 6.5.

La Liga, Kadiz pësoi një humbje të thellë në shifrat 5-1 përballë Rajo Vajekanos së Ivan Balliut i cili shkaktoi autogolin për të vetmin gol për miqtë. Përveç golave të shumtë, të tillë ishin edhe kartonat e kuq. Plot 3 të tillë u akorduan në këtë sfidë, 1 për Vajekanon dhe 2 të tjerë për Kadiz.

Ndërkohë, Real Madrid para se të mundë Seviljën 3-1 u zhvillua një miniceremoni në Bernabeu teksa portieri më i mirë Kurtua dhe Topi i Artë Benzema prezantuan trofetë e fituar para publikut të bardhë.

Për të kaluar në Serie A aty ku Milan nuk lejon surprizat përballë Monzës. Kuqezinjtë e Piolit triumfuan 4-1, teksa pak orë më vonë Inter fitoi ndaj Fiorentinës në Firence 3-4.

Premier League:
Notingham – Liverpul 1-0
Everton – Kristal Palasë 3-0
Mançester Siti – Brajton 3-1
Çelsi – Mançester Junajtid 1-1

La Liga:
Rajo Vajekano – Kadiz 5-1
Real Vajadolid – Real Sociedad 1-0
Valencia – Majorka 1-2
Real Madrid – Sevilja 3-1

Serie A:
Salernitana – Specia 1-0
Milan – Monza 4-1
Fiorentina – Inter 3-4

Bundesliga:
Augsburg – Lajpcig 3-3
Bajer Leverkusen – Volfsburg 2-2
Borusia Dortmund – Shtutgart 5-0
Frajburg – Verder Bremen 2-0
Hofenhaim – Bajern Mynih 0-2
Borusia Gladbah – Eintraht Frankfurt 1-3

Ligue 1:
Montpelje – Lion 1-2
Marsejë – Lens 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!