Riberi mbyll me futbollin e luajtur, Zherard shkarkohet nga Aston Vila

Pas njoftimit në konferencën për shtyp nga Davide Nikola, Frank Riberi përmes rrjeteve të tij sociale njofton tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 39-vjeçare:

“Topi ndalon. Emocionet brenda meje, jo. Faleminderit të gjithëve për këtë aventurë të madhe”, ka shkruar kampioni francez i cili zyrtarisht iu bashkua stafit të Davide Nikola te Salernitana.

Në 22 vitë karrierë sportive, francezi ka luajtur 713 ndeshje, shënuar 167 gola, ka dhënë 249 asiste për një total trofesh të fituar 24 -ër.

Ndërkaq, Stiven Zherard ish kapteni legjendar i Liverpulit, ka ndarë rrugët me Aston Vilën në Premier League. Trajneri 40 vjeçar e mori ekipin nga Birmingami nëntoin e kaluar. Humbja e fundit 3-0 me Fulham ka mbyllur para kohe kontratën e ish mesfushorit të njohur para vitit 2025 kur dhe skadonte.
 “Aston Vila dëshiron të falënderojë Steven për punën dhe angazhimin e tij të palodhur, dhe t’i urojë atij më të mirën në të ardhmen”, shkruan klubi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!