Kampionati ‘nën këmbët’ e Xhixhës dhe Skukës

Opinion nga: Defrim Methasani

  • Të dy golashënuesit kanë marrë ftesë nga Kombëtarja Kuqezi për miqësorën me Arabinë Saudite më 26 tetor në Abu Dabi.

Tetë javet e para të kampionatit të 84-ët të futbollit në ‘Abiisnet Superiore’ kanë treguar me ‘gisht’, dy prej snajperave të kuadratit të portës. Njëri figuron Redon Xhixha i Tiranës ndërsa tjetri Xhuliano Skuka i Partizanit.

Si për koincidencë, edhe ekipet pretendete për titull dhe që janë në garë për kreun, kanë pikërisht dy ekipet ku ata militojnë, Tiranën dhe Partizanin. Xhixha edhe pse pa Seferin këtë sezon, ka bërë mrekullinë duke kaluar në kuotën e 10-të golave dhe duke e udhëhequr këtë garë të fortë në toplistën e goleadorit më të mirë.

Nga ana tjetër Skuka, ka më pak gola të shënuar, gjithsejt 4, por shihet si faktor te Partizani dhe rreth tij sillet e gjithë situata në kampin e të kuqve.

Është vetëm faza e parë dhe emrat e tyre lakohen thuajse çdo ditë…

Interesant është fakti që edhe mosha e tyre lëviz vetëm me 20 ditë diferencë, sepse që të dy janë nga 24 vjeç.

Një tjetër e ‘pëbashkët’ lidhet me numrat në fanellë. Xhixha ka ruajtur si relikë numrin 19-të ndërsa Skuka gjithnjë atë me numër 9-të.

Për të mbyllur me ‘ngjashmëritë’, ftesa e fundit e bërë nga Edi Reja për ti veshur kuqezinj, mjafton për të parë qartë pikat e tyre të ngjashme në dukuri e cilësi.

Ndërkaq evidente e shkuara e tyre sportive. Xhixha është prodhim fillimisht i shkollës së Mjeshtërisë “Loro Boriçi” dhe më pas i klubit të Laçit, ndërsa Skuka vjen nga Franca ku jetonte me familjen e tij, por më pas shfaqet si produkt i ekipit të futbollit Korabi.

Aty ku u afrimua si sulmues dhe golshënues me ekipin dibran, por edhe në toplistën e Kategorisë së Parë. Nëse i hedh një vështrim vlerës së tyre sipas ‘Transfermarkt’ ata të dy janë më të kuotuarit dhe diferenca lëviz me një shifër minimale nga njëri-tjetri. (Xhixha 428 mijë euro, Skuka 405 mijë euro).

Kjo do të thotë që ecuria por dhe e Tiranës dhe Partizanit, më së shumti do të varet prej gjëndjes dhe fatit të tyre. Pa dashur të bëj parashikuesin, mund të them se me shumë gjasa, sidoqoftë fati i Partizanit apo Tiranës, duket se ‘Kepuca e Artë” në mbyllje të sezonit, ka shumë mundësi që të ketë njërin prej këtyre emrave të bukur në futbollin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!