Benzema, dëmtimi shqetëson Deshamps…

sportiim2

Benzema, dëmtimi shqetëson Deshamps…

Karim Benzema kultivon një ëndërr tjetër, atë të ngritjes së Kupës së Botës me blutë, të cilit ia privuan gati gjashtë vjet nga ekipi i Francës dhe për rrjedhojë edhe kurorëzimi në vitin 2018 si kampion bote në Rusi.

Topi i ri i Artë pas ceremonisë tha se ka ende ambicie, sidomos atë të fitoja Kupën e Botës me ekipin e Francës.

Por ndërkohë Karim Benzemas ka diçka për të ngritur dyshime lidhur me gjendjën dhe mundësinë për të shkuar në ‘Katar 2022’. Këtë të premte, ylli i Real Madridit, i cili do të mbushë 35 vjeç në dhjetor, ka lënë stërvitjen pasi ka ndjerë shqetësime.

Një problem i vogël fizik ndërsa klubi galaktik menjëherë hodhi poshtë zërat teksa konfirmoi praninë e lojtarit në grupin e Karlo Ançelotit për ndeshjen kundër Seviljes të shtunën.

Me shumë mundësi vetëm për ta patur në stol. Kjo tremb Deshamps, teknikun e Francës i cili e do me patjetër në Botërorin që nis me 20 nëntor.

?>