Xhaka vulos kualifikimin e Arsenalit, Levandovski dy gola për Barçën

La Liga mbylli mbrëmjen e sotme xhiron e saj të dhjetë. Barcelona fitoi pastër ndaj Vijareal me 3 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Gjithçka u vendos në pjesën e parë nga Levandovski dhe Fati. Me këtë fitore Barcelona i afrohet Realit kryesues me 3 pikë në renditje.
Sakaq, u luajt dhe në Angli ku Fullham mposhti 3-0 Aston Vilën, ndërsa Lids po humb përballë Leiçester.
Në program ka qenë dhe sfida Arsenal – Mançester Siti e cila nuk u zhvillua për shkak se Arsenal luajti sot ndeshjen e prapambetur ndaj PSV e vlefshme për grupet e Europa League. “Topçinjtë” fituan me 1 gol të Xhakës duke siguruar kualifikimin dy javë nga fundi.
Rezultatet:
Premier League:
Fullham – Aston Vila 3-0
Leiçester – Lids 2-0 (në kohë reale)
La Liga:
Almeria – Xhirona 3-2
Osasuna – Espanjol 1-0
Barcelona – Vijareal 3-0
Europa League
Arsenal- PSV 1-0/Sara Gjidiaj/