Reali në Shkodër, Toril: Klubi ynë vlerëson kompeticionin

Vllaznia- Real Madrid do të jetë ndeshja e parë e madhe e femrave të teknikut Nikolin Leka të enjten për Grupet e Champions League për femra.

Parashikuar për tu zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, vajzat kuqeblu pritet të shfaqen mjaft të karikuara ndaj madrilenëve femra të cilat këtë pasdite kanë zbarkuar në Rinas.

Reali menjëherë ka postuar një video në rrjete ndërsa tregon për zbarkimin për herë të parë në Shqipëri. Fill pas procedurave në aeroport delegaciioni spanjoll i Realit ka udhëtuar me autobus drejt Shkodrës për tu akomoduar në njërin nga hotelet e qytetit të madh verior.

Ndërkohë vajzat madrilene kanë kryer seancën njohëse me impiantin sportiv në Shkodër teksa trajneri Toril ka dalë në konferencë shtypi.

“Është një kompeticion mjaft i rëndësishëm për ne dhe për klubin”, tha ndër të tjera Alberto Toril.

Po nesër për Grupin A, veç Vllaznia- Real (18:45), do të jenë të imenjuara dhe dy rivalet e tjera PSG- Çelsi (21:00)/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!