Pas Italisë vjen Armenia, grumbullimi më 12 nëntor

Shqipëria pas dy testeve me Arabinë Saudite me 26 tetor në transfertë dhe Italinë më 16 nëntor (20:45) në Arenën Kombëtare në Tiranë do të luajë me 19 nëntor testin e tretë miqësor.

Në mungesë të Kosovës ( palët anuluan me mirëkuptim;red), FSHF ka dakortësuar me Federatën e Armenisë teksa e gjithë axhenda e kësaj miqësorjeje ku parashikohet dhe ora e startit, pritet të zbardhet në ditët në vijim.

E veçanta e këtij ballafaqimi me armenët lidhet me kontigjentin e futbollistëve kuqezi. Ndryshe nga testi me arabët, në këtë duel, Reja duket se ka vendosur të ftojë të gjithë futbollistët më të mirë në dispozicion.

Ndërkaq, grumbullimi për dy ndeshjet me Italinë dhe Armeninë pritet të jetë më 12 nëntor./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!