Korrupsion me transferimin, Nejmar shkon në Gjykatë

Braziliani së bashku me ish presidentin e Barçës Rosell, rrezikojnë burgun

Nejmar ka mbërritur në gjykatë në Barcelonë për t’u përballur me një gjyq për parregullsi të dyshuara në lidhje me transferimin e tij në vitin 2013 nga Santos te klubi katalanas. Sipas ‘Sportmediaset’,sulmuesi i Paris Saint-Germain është shfaqur mëngjesin e sotëm në Spanjë fill pas golit të shënuar mbrëmë në ndeshjen e kampionatit 1-0 të fituar nga parisienët ndaj Marsejës.

Prindërit e Nejmar, ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosell dhe përfaqësues të klubit Blaugrana dhe Santos do të dalin para gjykatës për t’iu përgjigjur ankesës së depozituar nga grupi brazilian i investimeve DIS.

Të gjithë të pandehurit mohuan keqbërjen e supozuar. Kampioni brazilian pritet të dëshmojë të premten. Nejmar dhe babai-agjenti i tij akuzohen për korrupsion dhe përballen me një dënim me burg deri në dy vjet, si dhe një gjobë prej 10 milionë eurosh.

Nga ana tjetër ish presidenti i katalanasëve Rosell mund të përballet me pesë vjet burg për mashtrim dhe korrupsion, si dhe një gjobë prej 10 milionë euro.

Grupi DIS kishte të drejtën e 40% të transferimit të Nejmar, por pretendon se ata morën më pak kompensim sepse një pjesë e tarifës së transaksionit ishte fshehur./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!