Rins fiton në Australi, Banjaja kryeson Botërorin

‘Çmimi i Madh’ i Australisë i shkon Aleks Rins. Pas një gare emocionuese dhe manifestit autentik të këtij sezoni në MotoGP ndërsa deri në fund janë dhe dy gara gjithçka për titullin kthehet në mister.

Aleks Rins rikthehet te fitorja pas një sezoni shumë të komplikuar me Suzuki-n e tij, i cili do të largohet nga MotoGP në fund të vitit. Spanjolli shfrytëzoi mirë momentin për t’u rikuperuar në një garë teksa grupi me shtatë të parët patën një shans për të fituar deri në xhiron e fundit.

Në kompletimin e podiumit janë Mark Markuez dhe Peko Banjaia, me këtë të fundit që u kalua nga dy pilotët spanjollë, por që kryeson kampionatin botëror për shkak të garës zero të Kuartararos dhe garës gri të Aleks Espargaro.

Situata:

Me dy gara deri në fund, në lojë janë dhe 50 pikë për titullin e vitit 2022. Me pak fjalë, kjo është situata për trofeun e kampionatit botëror në MotoGP, me Banjaia, Kuartararo, Aleks Espargaro dhe Enea Bastianini protagonistë të këtij sezoni. I buzëqeshur pas garës në Phillip Island është Francesko Banjaia, i cili me vendin e tretë dhe rrëzimin Fabio Kuartararos kryeson për herë të parë në renditjen botërore me 233 pikë dhe 14 pikë përpara francezit.

Espargaro shpreson ende me Aprilia e tij, me 27 pikë prapa Banjaias dhe dy gara që nuk duhen humbur për të ëndërruar përsëri. Bastianini gjithashtu është ende në garë paçka se për të fituar lipset një matematikë kombinimiesh./Sportiim.al/

Klasifikimi i pilotëve pas garës në Phillip Islnad.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!