Real-Barça, Liverpul-Siti dhe…

E diela e ndeshjeve të mëdha, “El Clasico” dhe…

Dita e sotme do të jetë e mbushur me supersfida sa i përket kampionateve kryesore në Europë.

Në Spanjë luhet klasikja e shumëpritur Real Madrid – Barcelona. Me start në 16:15 skuadrat përplasen për të 249-ën herë në ndeshje zyrtare teksa pritet me mjaft interes edhe dueli Benzema – Levandovski. Klasikja e fundit e sezonit të shkuar u fitua nga katalanasit 0-4, ndërsa sot skuadrat luftojnë për fitoren dhe për kreun.

Sakaq, Premier League ka në program Liverpul – Mançester Siti në 17:30. Të kuqtë do kërkojnë me patjetër fitoren për të rregulluar pozitat e tyre në tabelën e klasifikimit, ndërsa “Qytetarët” do kërkojnë kreun dhe rivalizimin me Arsenalin.

Klasike ka dhe në Francë mes PSG dhe Marsejë në 20:45. Vetëm 3 pikë diferencë mes skuadrave dhe 1 ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar.

Në Itali zbresin në fushë të mëdhatë. Inter, Lacio, Napoli dhe Milan kanë prova të thjeshta në letër për t’u kaluar por të shohim se çfarë do të tregojnë në fushë.

Kalendari:

Premier League:
Aston Vila – Çelsi 15:00
Lids – Arsenal 15:00
Mançester Junajtid – Njukasëll 15:00
Sauthempton – Uest Hem 15:00
Liverpul – Mançester Siti 17:30

La Liga:
Celta Vigo – Real Sociedad 14:00
Real Madrid – Barcelona 16:15
Espanjol – Real Vajadolid 18:30
Real Betis – Almeria 21:00

Serie A:
Inter – Salernitana 12:30
Lacio – Udineze 15:00
Specia – Kremoneze 15:00
Napoli – Bolonja 18:00
Verona – Milan 20:45

Bundesliga:
Këln – Augsburg 15:30
Union Berlin – Borusia Dortmund 17:30
Bajern Mynih – Frajburg 19:30

Ligue 1:
Tuluzë – Anxhers 13:00
Auxerre – Nicë 15:00
Nantes – Brest 15:00
Renës – Lion 15:00
Trojes – Azhaksio 15:00
Monako – Klermont 17:05
PSG – Marsejë 20:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!