Bajern i frikshëm, Milan kalon në Verona, PSG një gol…

sportiim2

Mjaft interesante ishin sfidat e luajtura në kampionatet elitare ditën e sotme. Sa i përket Premier League nuk zhgënjyen Çelsi dhe Arsenal, ndërsa Liverpul u rikthye te fitorja në një sfidë të vështirë përballë Mançester Sitit. Në krye të klasifikimit mbeten “Topçinjtë”.

La Liga ndezi fundjavën me klasiken Real Madrid – Barcelona e cila u fitua nga madrilenët në shifrat 3-1. Real Madrid tashmë kryeson i vetëm tabelën e klasifikimit pas javës së 9-të.

Sakaq Serie A prodhoi shumë gola në 5 sfida të luajtura ku vetëm një prej tyre, ajo mes Lacios dhe Udinezes, u mbyll me rrjeta të paprekura. Inter fitoi pastër ndaj Salernitanës ndërsa Napoli u “kërcënua” nga Bolonja por në fund ia doli të merrte 3-pikëshin.

Në ndeshjen e sapopërfunduar, Milan fitoi minimalisht ndaj Veronës në shifrat 1-2. Jo fort e lehtë kjo sfidë për kuqezinjtë e Piolit që me një autogol të Veronës dhe me golin e Tonalit siguruan një fitore të rëndësishme.

Në Bundesligë, Bajern rikthehet te goleadat, sot shkatërroi Frajburgun 5-0.

E luftuar edhe klasikja franceze mes PSG-së dhe Marsejës ku triumfuan vendasit me golin e Nejmar, ndërsa miqtë u ndëshkuan dhe me të kuq gjatë pjesës së dytë (72′).

Rezultatet:

Premier League: Aston Vila – Çelsi 0-2 Lids – Arsenal 0-1 Mançester Junajtid – Njukasëll 0-0 Sauthempton – Uest Hem 1-1 Liverpul – Mançester Siti 1-0

La Liga: Celta Vigo – Real Sociedad 1-2 Real Madrid – Barcelona 3-1 Espanjol – Real Vajadolid 1-0 Real Betis – Almeria 3-1 (në kohë reale)

Serie A: Inter – Salernitana 2-0 Lacio – Udineze 0-0 Specia – Kremoneze 2-2 Napoli – Bolonja 3-2 Verona – Milan 1-2

Bundesliga: Këln – Augsburg 3-2 Union Berlin – Borusia Dortmund 2-0 Bajern Mynih – Frajburg 5-0

Ligue 1: Tuluzë – Anxhers 3-2 Auxerre – Nicë 1-1 Nantes – Brest 4-1 Renës – Lion 3-2 Trojes – Azhaksio 1-1 Monako – Klermont 1-1 PSG – Marsejë 1-0/Sara Gjidiaj/

?>