Spektakël në Barça-Inter, Liverpul shfryn me 7 gola

Çabi Alonso e nis me humbje debutimin me ‘Aspirinat’ si trajner në Champions, Salah realizon tripletë.

Barcelona dhe Inter dhurojnë spektakël në “Camp Nou” Një ndeshje që mori permasat e një finaleje të madhe por që në fund u mbyll në barazim 3-3.

Vendasit u gjendën të parët në avantazh me golin e Dembele teksa në pjesën e dytë zikaltërit përmbysën me Barelën dhe Martinez.

Në minutën e 82′-të Levandovski rikthen baraspeshën duke e bërë akoma më interesante sfidën për minutat e mbetura.

Në limite të kohës së rregullt, në skenë shfaqet Gosens që realizon duke i dhënë dhe një herë avantazhin Interit, por kur u duk se gjithçka mbaroi, është sërish heroi i Barcelonës për mbrëmjen e sotme, Levandovski, që në minutën e dytë të shtesës rikthen dhe një herë rezultatin në balancë.

Menjëherë një rast i artë për Asllanin për të shënuar në favor të italianëve, por i vetëm përballë Ter Shtegen nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë pasi u ndal nga portieri i spanjollëve në mënyrën dhe kohën e duhur.

Në fund është Inzagi që ndëshkohet me të kuq dhe një 90-minutësh i çmendur që mbyllet pa fitues.

Sakaq, në Grupin A, Napoli nuk bën hapa fals teksa ka mposhtur për të dytën herë radhazi Ajaksin duke siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme. Fiton dhe Liverpul me përmbysje ndaj Rejnxhers në shifrat 1-6.

Atletiko Madrid ka ngecur në një barazim pa gola përballë Bryzhit duke vënë në dyshim kualifikimin në Grupin B ku gjenden dhe Bajer Leverkusen dhe Porto. Portugezët fituan ndaj gjermanëve duke u ngjitur në vendin e dytë në grup pas belgëve të Bryzh.

Fitore kanë marrë edhe Totenhemi dhe Marseja që renditen në 2 vendet e para të Grupit D, si dhe Bajern ndaj çekëve të Plzen duke vulosur kualifikimin për më tej.

Grupi A:
Napoli – Ajaks 4-2
Rejnxhers – Liverpul 1-7

Grupi B:
Atletiko Madrid – Bryzh 0-0
Bajer Leverkusen – Porto 0-3

Grupi C:
Barcelona – Inter 3-3
Viktoria Plzen – Bajern Mynih 2-4

Grupi D:
Sporting Lisbonë – Marsejë 0-2
Totenhem – Eintraht Frankfurt 3-2/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!