Femra/ Europiani 2023, FSHF mirëpret ndeshjet e Grupit B3, kalendari…

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një tjetër mini-turne të rëndësishëm europian në vendin tonë. Bëhet fjalë për ndeshjet kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian U-17 për vajza, që do të zhvillohen në Shqipëri në datat 18-24 tetor.

Shqipëria U-17 për vajza, që drejtohet nga trajneri Agustin Kola është pjesë e grupit B3 në Ligën B së bashku me Moldavinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut. Të gjashta sfidat e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 18, 21 dhe 24 tetor në stadiumet ‘Selman Stermasi’ dhe ‘Elbasan Arena’.

Përballja e parë e Shqipërisë do të jetë kundër Maqedonisë së Veriut më 18 tetor, e do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:30. Ndërkaq, tre ditë më vonë, vajzat kuqezi do të përballen me Moldavinë, në po të njëjtën orë, në impiantin “Elbasan Arena”.

Sfida e tretë dhe e fundit e Shqipërisë U-17 për vajza do të jetë kundër Kosovës, më 24 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 14:30.

Ndërkaq, ndeshjet e tjera të grupit, të ekipeve mike do të zhvillohen në stadiumin, “Selman Stermasi” në kryeqytet.

Federatës së Futbollit i janë besuar një sërë aktivitetesh të rëndësishme të nivelit europian pwrgjatw kwtij viti, që nga turnetë e grupmoshave të ndryshme të UEFA-s, te ndeshjet e raundit para-eliminator të UEFA Futsal Champions League, e sigurisht, qershia mbi tortë ishte finalja e madhe e UEFA Europa Conference League në Tiranë.

Një tregues ky mjaft i qartë i punës së mirë që FSHF-ja ka treguar ndër vite, duke dëshmuar seriozitet dhe besueshmëri te qeveria e futbollit europian.

Kalendari i ndeshjeve për Grupin B3, Liga B:

18 tetor

Kosovë U-17 – Moldavi U-17, 12:00 ‘Selman Stermasi’

Shqipëri U-17 – Maqedoni e Veriut U-17, 14:30 ‘Elbasan Arena’

21 tetor

Kosovë U-17 – Maqedoni e Veriut U-17, 12:00 ‘Selman Stermasi’

Shqipëri U-17 – Moldavi U-17, 14:30 ‘Elbasan Arena’

24 tetor

Shqipëri U-17 – Kosovë U-17, 14:30 ‘Elbasan Arena’

Moldavi U-17 – Maqedoni e Veriut U-17, 14:30 ‘Selman Stermasi’/FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!