Ceferin: Kandidoj për një mandat të tretë

Aleksandër Ceferin deklaroi sot se ai ka ndërmend të kandidojë për mandatin e tretë në krye të UEFA-s. Slloveni tha se në Kongresin e UEFA-s në Portugali në vitin 2023, do të jetë i gatshëm të marrë përsipër edhe për katër vite drejtimin e selisë së madhe të Europës futboll.

Slloveni 54 vjeçar, më parë ka kundërshtuar Infantinon në tentativen e italo- zvicerianit të FIFA-s për të afruar botërorët me dy vite. Edhe Infantiono gati për një mandat të ri.

Ndërkaq, nuk dihet nëse kaditatura e tij do të përkrahet nga ata federata që tentuan Super Ligën Europane, klubet e të cilave janë mjaft potencialë.

Reali, Barcelona dhe Juve morën inisiativen e”mbrapshtë” por këmbëngulja dhe qasja që iu bëri institucioni me Ceferin në krye i dhanë kreut të UEFA-s bonuse të mëdha.

Deklarata e tij sot ishte para se nesër të hidhet në 12:00 shorti i Euro 2024 në Frankfurt. Mes të tjerave ai falenderoi Federtatat europiane që sipas tij i kanë dërguar shkresë-kërkesa për të kandiduar për një mandat të ri.

Arritjet e Ceferin janë të prekshme pasi jo vetëm formatimi i Champions me 36 nga 32 që janë tani për në 2024 apo rritja e buxhetit rekord nga të drejtat televizive për vitet 2024-27 (15 miliard euro) krijojnë një tjetër avantazh të madh të ‘avokatit’ Aleksandër Ceferin./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!