Risia/ UEFA prezanton Ligën e Kombëve të Femrave

Futbolli i femrave do të ketë edhe Ligën e Kombeve. Kjo u bë e ditur nga UEFA, mëngjesin e së enjtes, me Federatën Kontinentale të Futbollit që vijon në gjurmët e ndjekura nga organi europian i futbollit të Strategjisë “Time For Action”.

Ashtu si në kombëtaret e meshkujve, edhe ekipet e femrave do të vendosen njëra përballë tjetrës me synimin që krahas garës për një trofe, të garantojnë një vend për Kampionatin Evropian dhe Botërorin.

Edicioni i parë i kompeticionit do të nisë në vjeshtën e vitit 2023, para Europianit 2025, duke e lidhur atë ngushtë me këtë event. Formati i ri i ligës i ndan federatat në tre nivele. Brenda çdo niveli, ekipet kombëtare përkatëse do të vendosen në grupe me katër (ose tre) skuadra me ndeshje në shtëpi jashtë, kundër secilit kundërshtar në grup.

Thuajse njësoj si në Ligën e Kombëve të meshkujve.

Ndërkaq, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, komentoi për kanalet zyrtare të UEFA-s si më poshtë:

“Këtë verë thashë se do të vazhdojmë të investojmë në futbollin e femrave dhe ja te jemi. Pas një edicioni historik të UEFA Women’s EURO, ka ardhur koha për të zhvilluar më tej futbollin e femrave për ekipet kombëtare. Ne kemi krijuar një sistem të hapur, konkurrues dhe të vazhdueshëm në të cilin çdo ndeshje ka rëndësi, një pasqyrim autentik i modelit sportiv europian. Jam i bindur se ky format do të ndihmojë të gjitha federatat evropiane dhe do të mbajë gjallë ëndrrën e tyre për t’u kualifikuar në një turne të madh ndërkombëtar”./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!