Akti i shtatë, Tirana pret Laçin, Vllaznia- Partizani sfida e …madhe

Referuar axhendës së javës së 7-të Abissnet Superiore, kjo e premte sjell për publikun futbolldashës tri duele. Do të jenë Tirana- Laçi, Erzeni- Egnatia dhe Vllaznia- Partizani.

Dy takimet e tjera, ato që plotësojnë këtë xhiro të fazës së parë të edicionit të 84-ët futbollistik janë në program nesër, e shtunë 8 tetor 2022.

Në “Kukës Arena”, Kukësi- Bylis dhe në Kamëz, Kastrioti- Teuta. Duket se ndeshjet e mesjavës së ardhëshme të turit të parë të Kupës së 71 -të të Shqipërisë kanë diktuar në afrimin e ndeshjeve.

Sot:

Tirana -Laçi do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” me bardheblutë të cilët vijnë me moralin e lartë pas fitores në derbi me Partizanin. Ndonëse skuadra e Orges Shehit do vijojë të privohet nga mungesat e Najdovskit e Lulajt, sërish kampionët në fuqi të vendit konsiderohen favoritë për të marrë tri pikë. Te kurbinasit përveç Vasil Shkurtajt, të gjithë të tjerët e rozës bardhezi janë në dispozicion të Vukiçeviç.

Erzeni-Egnatia në program në “Niko Dovana” i ngjan një derbi rajonal me të dyja skuadrat që janë në kërkim të kthimit te pikët maksimale. Shijakasit u thyen keq javën e kaluar nga Bylis ndërsa Egnatia e cila ka dhe elementë cilësorë në përbërje, vjen pas dy barazimeve radhazi (0-0). Teknikët i kanë të gjithë lojtarët të gatshëm me të veçanten emadhe se shumë futbollistë të Erzenit kanë qenë edicionin e kaluar pjesë e rrogozhinasëve.

Vllaznia-Partizani i ngjan një tjetër derbi. Shkodranët morën mjaft kritika nga ai barazim pa gola me Teutën ndërsa të kuqtë, e veçmas trajneri Kolela, u konsideruan fajtorë në atë prezantim aq të keq në derbi me Tiranën.

Kuqeblutë, sipas asaj që deklaroi Josa në konference shtypi do jetë pa sherbimet e Latifit, Boshnjakut dhe Heriç. Në pikëpyetje Hakaj. Te Partizani ndryshimi i vetëm nga ai format i ndeshjes së kaluar, lidhet me rikthimin e Alban Hoxhës mes shtyllave.

Ndeshjet sot java e 7-të Abissnet Superiore:

15:00

Tirana- Laçi (në “Selman Stërmasi’)

Erzeni- Egnatia (në “Niko Dovana”)

17:45

Vllaznia- Partizani (në “Loro Boriçi”)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!