Europa League/ Roma e pëson në limite, kalojnë Arsenal e Junajtid

Europa League zhvilloi sot xhiron e tretë të grupeve. Arsenal ia doli të fitonte pa vështirësi ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt në shifrat 3-0.
Sakaq, Roma humbi me përmbysje përballë Real Betis duke vështirësuar pozitat e saj në grup. Si fillim, italianët kaluan në avantazh me penalltinë e Dibalës teksa rezultati u kthye në favor të spanjollëve me nga 1 gol në secilën pjesë.
Më herët, Mançester Junajtid fitoi ndaj Omonia Nikozia në shifrat 2-3 duke kapur vendin e dytë e afruar Sociedadit në krye me tri pikë.
Rezultatet:
Grupi A:
Zyrih – PSV Eindhoven 1-5
Arsenal – Bodo/Glimt 3-0
Grupi B:
Fenerbahçe – AEK Larnaca 2-0
Rënes – Dinamo Kiev 2-1
Grupi C:
Helsinki – Ludogorets 1-1
Roma – Real Betis 1-2
Grupi D:
Malmo – Union Berlin 0-1
Braga – US Xhilose 1-2
Grupi E:
Sherif Tiraspol – Real Sociedad 0-2
Omonia Nikozia – Mançester Junajtid 2-3
Grupi F:
Sturm Grac – Lacio 0-0
Midtjyland – Fejnord 2-2
Grupi G:
Frajburg – Nantë 2-0
Olimpiakos – Karabak 0-3
Grupi H:
Crvena Zvezda – Ferencvarosh 4-1
Monako – Trabzonspor 3-1/Sara Gjidiaj/