Sot në Europë, derbi i Mançesterit dhe…

Java e 8-të e Premier League ka rezervuar edhe derbin e shumëpritur mes Mançester Siti dhe Mançester Junajtid. 187 përplasje në total mes 2 skuadrave me 77 fitore që i takojnë Junajtid dhe 57 për Sitin. 52 sfida janë mbyllur në barazim.
E fundit përballje mes tyre ka përfunduar me fitoren e thellë të Sitit në shifrat 4-1, teksa sot në “Etihad Stadium” duke nisur nga ora 15:00 skuadrat me 5 pikë diferencë në tabelën e klasifikimit luajnë vetëm për fitoren.
Në Spanjë për javën e 7-të të La Liga-s në fushë zbret skuadra kampione në fuqi, Real Madrid përballë Osasunës, ndërsa Serie A ka në program 6 sfida me Juventusin që duhet të dalë nga kriza.
Kalendari:
Premier League:
Mançester Siti – Mançester Junajtid 15:00
Lids – Aston Vila 17:30
La Liga:
Espanjol – Valencia 14:00
Celta Vigo – Real Betis 16:15
Xhirona – Real Sociedad 18:30
Real Madrid – Osasuna 21:00
Serie A:
Lacio – Specia 12:30
Leçe – Kremoneze 15:00
Sampdoria – Monza 15:00
Sasuolo – Salernitana 15:00
Atalanta – Fiorentina 18:00
Juventus – Bolonja 20:45
Bundesliga:
Herta Berlin – Hofenhaim 15:30
Shalke – Augsburg 17:30
Ligue 1:
Lorient – Lilë 13:00
Azhaksio – Klermont 15:00
Auxerre – Brest 15:00
Tuluzë – Monteplje 15:00
Trojes – Reims 15:00
Monako – Nantes 17:05
Lens – Lion 20:45 /Sara Gjidiaj-Sportiim.al/