Siti ‘përvetëson derbin, Haland e Foden marrin nga një ‘top’ në shtëpi

sportiim2

Derbi i Mançesterit në Premier League flet i gjithi për Sitin. “Qytetarët” mposhtën me rezultat tenistik (6-3) Mançester Junajtid. Nuk munguan as në këtë ndeshje golat e “makinerisë” Haland, i cili së bashku me Foden realizuannga një tripletë në këtë triumf bindës të kampionëve në fuqi.

Sakaq, në Itali Serie A dhuroi shumë gola duke nisur me Lacion që mposhti Specian 4-0. Goli i fundit i Milinkoviç-Saviç u asistua nga Elseid Hysaj.

Ka edhe trajner të shkarkuar në kampionatin italian. Monza “detyroi” Sampdorian të largonte trajnerin Xhampaolo pas humbjes në shtëpi 0-3, teksa me të njëjtin rezultat Juventus u rikthye te fitorja ndaj Bolonjës.

Me fitore e mbyll dhe Atalanta ndaj Fiorentinës, ashtu si dhe Sasuolo përballë Salernitanës.

Në La Liga Real Madrid – Osasuna u mbyll 1-1 (Benzema humb një penallti në të 79′).

Rezultatet:

Premier League: Mançester Siti – Mançester Junajtid 6-3 Lids – Aston Vila 0-0

La Liga: Espanjol – Valencia 2-2 Celta Vigo – Real Betis 1-0 Xhirona – Real Sociedad 3-5 Real Madrid – Osasuna 1-1

Serie A: Lacio – Specia 4-0 Leçe – Kremoneze 1-1 Sampdoria – Monza 0-3 Sasuolo – Salernitana 5-0 Atalanta – Fiorentina 1-0 Juventus – Bolonja 3-0

Bundesliga: Herta Berlin – Hofenhaim 1-1 Shalke – Augsburg 2-3

Ligue 1: Lorient – Lilë 2-1 Azhaksio – Klermont 1-3 Auxerre – Brest 1-1 Tuluzë – Monteplje 4-2 Trojes – Reims 2-2 Monako – Nantes 4-1 Lens – Lion 1-0/Sportiim.al/

?>