Kriza/ Laçi, Mazrekaj i vetmi në…foto

Nga Isuf Myrtaj

Duket paradoksi më i çmendur i 6 javëve të para të Abissnet Superiore. Bëhët fjalë për ecurinë e Laçit në këtë fazë të parë teksa pas një fitorjeje në start me Teutën (3-1), të 5 sfidat e tjera i ka humbur me shifrat 1-0.

E fundit, të shtunën në shtëpi me Kukësin. Por çfar ngjet me klubin bardhezi, e vetmja skuadër shqiptare që këtë verë kaloi një tur në Europë dhe kryeson në ranglistën e UEFA-s nga Superiorja me koeficent 6-të?

Shtysa vjen nga një foto e kurbinasëve në ballinën e faqes së tyre zyrtare në Facebook. Në të, duket qartë se vetëm dje nga protagonistët e fotos (me gjasë e sezonit të kaluar) vetëm Mentor Mazrekaj ishte në fushë.

E duke zbardhur emrat e futbollistëve në foton shoqëruese evidentohet se: Ignjatoviç, Sherri, Guindo, Malota, J.Shehu, Deliu, Roganoviç (pjesë e skuadrës aktuale por në stol për 90′), Lushkja, Veliaj dhe Zarubica, figurojnë të larguar.

Radhët janë mbushur këtë edicion apo në janar me Barjamaj, Manellari, Geci, Duka, Cucin, Babatunde, Ivkoviç, Akiniemi, Alla, Shkurtaj, Borisjuk, Peterman portierin Kuka apo ndonjë tjetër…

Notat e këtij kontigjenti me të cilët trajneri Dejan Vukiçeviç, ka hedhur me, apo pa kriter në fushë ndër më të ultat. Pesë javë (2-6) asnjë pikë, asnjë gol i shënuar. Katastrofike për një klub që prej disa edicionesh konkuron emrat e mëdhenj të futbolit shqiptar si Tirana, Vllaznia, Partizani. Mbetur te notat, nëse ato do i vendoste Sportiim.al, së paku për dje në duelin me Kukësin, askush nuk e kalon 5.5-ën.

Portieri Dajsinani nuk jep më garanci absolute, Cucin krejt në hije, Velkoski i turbullt sikundër dhe Turkaj i cili edhe pse u përplas në disa duele ajrore me gjigandët (në staturë), Giasi e Barbosa, sërish nuk shkon më shumë se 5.5. Në të majtë, Ziko ka humbur fillin dhe duket se nuk po ka aq shumë ‘nerva’.

Në mesfushë Manellari sikurse dhe Ujka teksa u fut pjesën e dytë (erdhi pas dëmtimit) ia hedhin duke u shfaqur kalueshëm në minimum. Më tej, nuk ka notë për zhgënjimin e madh Spahiu i konvertuar së fundi nga një talent i pritshëm i Superiores, në një amator profesionist.

Me Peterman me mendjen nga “Ukraina”, lapsi mbërrin te Mazrekaj. Klasi nuk diskutohet por edhe prishtinasi e tepron goxha me mbajtjen e topit duke rrezikuar fort me pasin horizontal. Për Adeleke Akiniemin, zhgënjimi më i madh i këtyre javëve, mjafton të kujtohet se ka 450 minuta pa shënuar (një gol ndaj Teutës javën e parë) zeron shanset për ti thënë- kalon. Sikundër e gjithë skuadra.Barjamaj nuk u pa…

Po trajneri Vukiçeviç?

E shkuara futbollistike si ai. Deri te Sevilja në La Liga. Si trajner? Nuk ia di kleçkat as grupit që ka por as Superiores. Kosto negative e edicionit të shkuar me 2 pikë në 5 javë derisa kaloi kufirin, mund të mbyllet me arritjen e Laçit si nënkampion i vendit por në këto 6 javë, duhet të ketë kuptuar se cili mund të jetë profili i vërtetë i një tekniku në këto nivele.

Të tjerët:

Alla, Shkurtaj, Babatunde dhe Borisjuk janë emra sugjestionues për Superioren. Gjëndja e tyre apo mospërfshirja sistematikisht nga stafi teknik, i ka lënë në hije (shpesh flitet për dëmtime). Për të lënë në hije Laçin e konsideruar pretendent për kreun, në start…

Laska:

Duhet të jetë i befasuar. I shokuar dhe mes shumë dilemave për të marrë vendime. Ndonëse presidenti me njohuri të jashtëzakonshme të lojës së futbollit ia ka dalë të jetë i suksesshëm teksa e ka dërguar skuadrën 9 herë në kupat e UEFA-s, këtë radhë duket se do ta ketë të vështirë për të rigjetur zgjidhjet emergjente. Në një mënyrë, e kanë “rrethuar”.

Dje pas ndeshjes ishte i pari që u largua me mjetin e tij drejt Tiranës. Pa thënë asnjë fjalë. Nuk dihet nëse do ti mbetet mendimit për ti qëndruar fort asaj që ka thënë mes miqsh që pas javës së tretë se; “Vukiçeviç nuk ikën”.

Por a duhet të kërkojë vetë trajneri largimin? Dje në konferencë, askush nuk dëgjoi asgjë. Ajo që u dëgjua fort pas atij 90′-të miutëshi të 5-të me humbje ishte se posteri lart i skuadrës së sezonit të kaluar, i mungon Laçit futboll, i mungon vetë Laskës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!