Çmimi i Madh i Tajlandës, Botërori ‘rrotë më rrotë’
- Fiton portugezi Olivera, Banjaja i treti, Kuartaraaro jashë zonës së pikëve. Botërori i MotoGp për 2022, vendoset në 3 garat e fundit.
Miguel Oliveira fiton GP të Tajlandës, raundin e shtatëmbëdhjetë të sezonit MotoGP. Piloti portugez në një pistë e gjitha e lagur arrin suksesin e dytë në këtë botëror në Buriram përballë dy Ducati-ve të Xhek Miller dhe Francesko Bagnjajas, me italianin që merr pikë thelbësore për Kampionatin Botëror.
Fabio Kuartararo, lideri i këtij klasifikimi të deritanishëm, përfundoi i 17-ti dhe tani Peko Banjaja është vetëm -2 pas francezit me tre gara të mbetura nga sezoni.
Ata do të zhvillohen në Australi më 16 tetor, në Malajzi në 23 tetor për të mbyllur në Spanjë më 6 nëntor 2022. Kryeson Kuartararao (Yamaha) me 219 pikë, i dyti Banjaja (Dukati) me 217 pikë i treti Aleks Espargaro (Aprilia) me 199 pikë/ Sportiim.al/
Hats off @_moliveira88! 👏👏👏
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) October 2, 2022
INCREDIBLE composure in treacherous conditions! 🤯#ThaiGP 🇹🇭 pic.twitter.com/idHpkol7Xg