Roma i bën ‘gjëmën’ Interit, Çelsi gjën ‘çelsin’ në fund

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Premier League rikthehet të luajë javën e saj të 8-të tashmë normalisht. Arsenal mbetet në podium pas fitores ndaj Totenhemit në shifrat 3-1. Për “Topçinjtë” kontribuoi edhe Xhaka duke shënuar golin e tretë dhe të fundit të sfidës së sotme.

Sakaq, Çelsi i Armando Brojës siguroi fitoren në minutën e fundit të kohës së rregullt ndaj Kristal Palasë me Gallager që hodhi poshtë barazimin duke rrëmbyer një 3-pikësh të rëndësishëm. Broja e nisi nga stoli, teksa u aktivizua 15 minuta nga fundi.

Liverpuli u ndal në një barazim dramatik ndaj Brajton në shifrat 3-3. Të besuarit e Jurgen Klop morën avantazhin me përmbysje (3-2) , por u barazuan thuajse në fund nga Trosard.

Për të kaluar në Itali në Seria A, aty ku supersfida mes Interit dhe Romës përfundoi në favor të skuadrës së Zhoze Murinjos. Kryeqytetasit fituan me përmbysje ndaj zikaltërve falë golave të Dibalës (supergol) dhe Smolling. Për t’u përmendur Asllani që e nisi si titullar dhe provoi të realizonte për Interin me një gjuajtje mjaft të bukur nga distanca që përfundoi shumë pranë shtyllës.

Edhe Napoli ia doli të triumfonte përballë Torinos duke u ngjitur në krye të tabelës së klasifikimit, teksa sfida mes Empolit dhe Milanit i shkoi skudrës së Piolit 1-3.

U luajt dhe La Liga në Spanjë. Atletiko Madrid mori një fitore të pastër ndaj Seviljas, ndërsa Kadiz – Vijareal u mbyll pa gola. Pak minuta më parë startoi dhe sfida mes Majorkës dhe Barcelonës e cila u mbyll 0-1.

Rezultatet:

Premier League:
Arsenal – Totenhem 3-1
Burnemuth – Brentford 0-0
Kristal Palasë – Çelsi 1-2
Fullham – Njukasëll 1-4
Liverpul – Brajton 3-3
Sauthempton – Everton 1-2
Uest Hem – Uolves 2-0

Serie A:
Inter – Roma 1-2
Napoli – Torino 3-1
Empoli – Milan 1-3

La Liga:
Kadiz – Vijareal 0-0
Getafe – Real Vajdolid 2-3
Sevilja – Atletiko Madrid 0-2
Majorka – Barcelona 0-1

Bundesliga:
Eintraht Frankfurt – Union Berlin 2-0
Këln – Borusia Dortmund 3-2
Frajburg – Mainz 2-1
Lajpcig – Bohum 4-0
Volfsburg – Shtutgart 3-2
Bremen – Borusia Gladbah 5-1

Ligue 1:
Strasburg – Renës 1-3
PSG – Nicë 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!