Në Shkodër, Josa ik

Barazimi i djeshëm ndaj Teutës në “Niko Dovana” (0-0) ka trazuar mendimet në qytetin e madh verior. Vllaznia e projektuar për trofe nuk ia doli dot të dilte me tri pikë…

Njëri nga dashamirësit e mëdhenj të Vllaznisë me të kaluar sportive në vend, Bardh Maçi, postoi këtë mengjes në llogarinë e tij në Facebook, gjithë atë që sipas tij nuk shkon te klubi 9 herë kampion i Shqipërisë.

Redaksia e Sportiim.al e përcjell për lexuesit e tij në versionin origjinal të artikullshkruesit.

Postimi i plotë i Bardh Maçit:

“E kam citu ne disa shkrime qe kam ba, ti luan mos me humb dhe s’guxon asnjihere me fitu mor Mirel Josa. Faktet jane kokforte sepse kur nuk guxon me fitu me Teuten qe asht ekipi ma i dobet i superliges ket sezon, atehere ti s’ke me fitu asnji ndeshje jashte fushe pse jo dhe ne Shkoder me ket skeme loje qe luan ti 7 mbrojtes 2 mesfushore dhe vetem me nji sulmues.

Tashti: ti luan me ket skeme mbrojtese per çdo ndeshje, sepse ky eshte kapaciteti yt, apo keshtu te thojne me lujte qe mos me fitu as kunder ekipit ma te dobet te kampionatit siq asht Teuta sot ?

Une s’du me besu ket te fundit, por s’ve doren ne zjarr per ty dhe per askend kur bahet fjale per Vllaznine tone

Une do e quaj mos fitoren dje kunder Teutes, nji paaftesi totale e jotia Mirel Josa. Ti je absolutisht trainer frikacak, sepse ti nuk guxon asnjihere me fitu si e citova ne fillim te statusit. Ti perveqse luan me skemen e kohes se “qepes” 4-3-3 gjithmone sipas teje, sepse sipas meje ti luan me 4 mbrojtes Juric, Bulatovic ne qender dhe Hakaj e Gurishta nga krahet dhe 3 mesfushore me tipare totalisht mbrojtese Jonuzi, Alivoda, Marku pra me 7 mbrojtes dhe luan me nji lojtare si Heric qe vetem sillet neper fushe sa per numer. Pse e fut ti ket lojtar per çdo ndeshje ne formacionin baze dhe luan gjithmone 80 min kot, vetem ti e din.

Pra ti dje kunder Teutes kishe ne sulm nji Mala qe luan si mesfushor ma shume se sulmues, ashtu si ka lujte edhe te Partizani, bile ka lujte edhe mbrojtes i djathte te ky ekip dhe kishe vetem nji sulmues si Hoxhaj. Dhe mandej me ket skeme loje mendon me fitu ndeshjen ti Mirel Josa ?

Dhe ma skandali asht se ne min 59 zevendeson Hoxhaj me Kaina, pra hek nji sulmues dhe fut po nji sulmues, kur njikohe duhej hek Heric qe ishte sa per numer ose njerin nga mesfushoret shkaterrues mes Markut dhe Jonuzit pse jo te dy sebashke dhe me shtu forcat ne sulm, sepse Kaina asht sulmues i forte dhe hap zonen per Hoxhaj dhe bani ihere 4-5 nderrime se lojtaret e stolit per ate pune jane aty se na çmende per çdo ndeshje 2 nderrime.

Pra Mirel Josa, kjo asht aftesia jote ne pankinen. Çfare ne tifozat KUQ E BLU po shohim me sy ket sezon, asht nji fatkeqesi e madhe, kur e mendon dhe kujton qe sezonin e kalum ne ket jave kena ba 13 gola ndersa me ty mor Mirel Josa kena ba vetem 5 gola te qelbur, bile ma mire me than 3 gola se 2 na hapi porten Tirana me shly borxhin e vjetshem te dy teatrove ne Shkoder.

O Mirel Josa, nqfs ti mendon se do pretendosh me dal kampion me ket skeme mbrojtese qe luan ti, atehere po ta tham qysh sot, harroje titullin kampion, bile dhe europen harroje, por do luash vetem per mbijetes. Kush t’na hapin porten per sevap si Tirana do i thuash flm, pasi ti nuk ke kapacitet sepse je frikacak dhe jo vetem. Ti na ke kthy ne futbollin e para 20 viteve te Laçit, ndersa sot Laçi luan futbollin e Vllaznise.

Dikush mund t’me thojne qe ky Mirel Josa asht traineri ma me shume tituj ne futbollin Shqiptare. Une po iu tham qe titujt qe ka marr me Skenderbeun, jane fale lojtareve klasi qe ka pas, sepse lojen dhe skemen ne fushe e kan ba vet lojtaret me ne krye presidentin Takaj. Ky ka ken sa per numer me marr ate rroge dhe asgja ma shume. Faktet jane kokforte te Vllaznia sot dhe te Tirana e para disa viteve qe e hodhi ne kategorine e pare. Kaq ai qe e kupton.

Vllaznia ka lujte tan jeten futbollin ma te bukur ne Shqipni mor Mirel Josa. Ket besoj se e din shume mire edhe ti, sepse e ke pesu ne kurriz kur ke lujte kunder nesh. Ndersa sot ne bajne futbollin ma te shemtum qe ekziston, kjo fale shemtise tande ne çdo drejtim.

Prandaj Mirel Josa ose ndrysho taktik loje dhe formacion gjithashtu, ose ik vet qysh tani dhe hapi rruge nji te aftit dhe jo te paaftit dhe frikacakut si ti, sepse fundi yt do jete i ZI ne pankinen KUQ E BLU dhe per fatin tone te keq si tifoza KUQ E BLU gjithashtu.

Une s’du me shtu ma shume, megjithse kam prap, por i baj thirrje urgjentisht presidentit te Vllaznise zotit Alban Xhaferi qe ta kapin situaten ne dore sepse fundi i ketij sezoni do jete i ZI per ne tifozat me ket trainer ne pankine.

Shpresoj dhe uroj te jem une i gabum per çfare thash ne fund te ketij statusi.”- shkruan Maçi./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!