Drita pa ndalesë, thyen Drenicën dhe mban kreun

Drita e Gjilanit vijon të fitojë në Superligën e Kosovës duke u shkëputur në krye të tabelës së klasifikimit. Në javën e 9-të skuadra e Nuhiut fitoi 2-1 me Drenicën duke shkuar te tri pikët vetëm në minutat e fundit të takimit me Tahirin.

Në dy sfidat e tjera të orës 13:00, Dukagjini mundi thellë Ferizajn 4-1 ndërsa Llapi i Podujevës nuk shkoi më larg se barazimi 1-1 me Malishevën.

Nesër java vijon me dy sfidat e tjera të kalendarit teksa Ballkani pret në një supersfidë Gjilanin. Kjo do të jetë ndeshja e parë e kampionëve të Kosovës në Suharekë për këtë edicion. Ndërkaq, Prishtina pret Trepçia’89. Të dyja takimet startojnë në 13:00. Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!