Vukiçeviç: Kemi shqetësime por objektivi fitore nuk ndryshon

Prej disa edicionësh Laçi- Kukësi duelojnë fort përmes lojes së fortë sportive ndërsa falë kualitetëve e cilësive me produktin në fushë, ndër vite kanë zbukuruar Superioren. Nesër në Laç, takimi i radhës, i pari sezonal, me start orën 15:00.

Ndërkohë në mënyrë të befasishme ndryshe nga sezonet e kaluara, të dyja skuadrat janë në fund me nga 3 (Laçi) dhe 2 pikë (Kukësi). Trajneri bardhezi Dejan Vukiçeviç i tha ‘Sportiim.al’ këtë pasdite se problemet fizike të disa futbollistëve mbeten prezent por sipas tij, Laçi ka një objektiv-fitoren.

Vukiçeviç:

Vjen Kukësi...”Sigurisht që kemi një ndeshje të rëndësishme përpara nesh. Jemi duke u përgatitur dhe e dimë që luajmë kundër një skuadre të mirë, e cila si ne nuk e ka një fillim të mirë të sezonit.

Pritshmëritë?“- Sigurisht që jam optimist, luajmë në shtëpi dhe duhet të bëjmë shumë mirë, gjë që më jep të drejtën të jem optimist para ndeshjes. Do të ftoja tifozët të na mbështesin me shumicë, të vijnë të na inkurajojnë.

Grupi dhe rikuperimet? -“Ende nuk jemi kompletuar. Ujka dhe Borisjuk dolën nga lëndimet, do të jenë gati, por nuk janë 100 për qind për një ndeshje kaq të rëndësishme.

Shkurtaj dhe Alla janë ende jashtë skuadrës dhe pres që të jenë gati për ekipin nga fundjava e ardhshme. Ndërkaq Roganoviç u ekzaminua teksa figuroi ende i dëmtuar dhe nuk punoi me ekipin për disa ditë…

Këto janë të gjitha problemet me të cilat po përballemi, por nuk e ndryshojnë qëllimin tonë, që është fitorja.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!