Infantino në Tiranë, Duka e njeh me arritjet…

Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Personaliteti dhe drejtuesi më i lartë i futbollit në planet u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Italo-zviceriani zhvilloi një tur në stadiumin “Air Albania” ku u njoh nga afër me kryeveprën e infrastrukturës sportive shqiptare dhe më pas u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas axhendës së bërë publike nga FSHF, në orën 18:00 Presidenti Infantino do të marrë pjesë në eventin festiv që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit të kompleksit sportiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!